U mbajtën Takimet e Dom Mikel Tarabulluzit

Në Stubëll të Epërme të Vitisë, është mbajtur sot Manifestimin tradicional, kulturor e shkencor “Takimet e Dom Mikel Tarabulluzit. Me këtë rast një fjalë rasti ka mbajtur edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili foli edhe për rëndësinë e shënimit të këtij manifestimi. “Eventi si ky i hapjes së shkollës së parë shqipe në Kosovë, rrit rendësin e  një ngjarje kaq të rëndësishme kulturore jo vetëm për Vitinë por për të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarët”, u shpreh kryetari Haliti. Ai foli edhe për vlerat qe ka ky manifestim në Stubëll të Epërme. “ Këto vlera dhe këto dëshmi, ne si Institucione komunale, do të vazhdojmë t’i përkrahim, ndihmojmë, afirmojmë dhe promovojmë, sepse jemi të bindur se kështu punojmë në shërbim të së mirës së përbashkët, të përhapjes dhe njohjes së kulturës dhe traditës”, theksoi kryetari Haliti.  Përndryshe tema kryesore e këtij manifestimi ishte “Arbëreshët gjaku ynë i shprishu”, ku kanë ligjëruar profesor doktorë nga trojet e ndryshme shqiptare por edhe nga Italia, ku jetojnë arbëreshet.  Ne kuadër të këtij aktiviteti janë zhvilluar edhe ora e madhe letrare, ndarja e çmimeve, program argëtues etj.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …