U mbajtën zgjedhjet për këshillin e fshatit në Tërstënik të Vitisë

Në fshatin Tërstenik të komunës së Vitisë janë mbajtur zgjedhjet për kryetar dhe anëtarë të këshillit të këtij fshati. Kryetar i fshatit Tërstenik, me votat e të gjithëve u rizgjodh Isuf Ibrahimi. Ndërkaq në këtë takim kanë marrë pjesë 39 banorë. Gjithashtu është zgjedhur edhe Këshilli i Fshatit me 9 anëtarë. Zgjedhjet e tilla do të mbahen sot në fshatrat Gjylekar prej orës 18:00 ndërkaq në Remnik prej orës 20:00.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …