U mbushën 15 vjet nga përfundmi i luftës në Maqedoni dhe nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit në mes shqiptarëve dhe maqedonasve për raporte të reja shoqëroro-politike dhe ndërtimin e mëtutjeshëm të shtetit. Kjo marrëveshje u arrit me asistimin e Bashkësisë Ndërkombëtare pas luftës së armatosur të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare kundër forcave sllavomaqedonase në vitin 2001. Marrëveshja ndër të tjerash u nënshkrua me qëllim të promovimit të zhvillimit të qetë dhe harmonik të shoqërisë qytetare, duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë. Kjo kontratë në mes dy popujve u nënshkrua nga kryetari i atëhershëm i Maqedonisë, Boris Trajkovski, kryeministri i atëhershëm, Lubço Georgievski, liderët e LSDM-së Branko Cërvenkovski, të PPD-së, Imer Imeri dhe ai i PDSH-së, Arbën Xhaferi. Marrëveshja e Ohrit nuk është zbatuar në përqindjen më të madhe të segmenteve që ishin paraparë dhe kishte marrë përsipër të realizonte pala nënshkruese sllavomaqedone. Poltikanët shqiptarë të etur për pushtet nuk kanë kushtëzuar pjesëmarrjen në qeverisje me realizimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit, e cila edhe po të realizot në tërësi nuk e zgjidh dot çështjen shqiptare në Maqedoni, sepse shqiptarët përbëjnë rreth 35 për qind të popullatës së përgjithsme dhe numerikisht kanë të drejtën e kombit shtetformues, të cilën aktualisht ua mohon kushtetuta e këtij shteti.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …