U miratua buxheti i komunës së Rahovecit për vitin fiskal 2024

Pas konsultimeve me qytetarë, biznese, shoqërinë civile, fermerë, gjithashtu, pas dëgjimeve publike buxhetore e vlerësimeve nga profesionistë të të gjitha fushave, në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal të Rahovecit, u miratua buxheti për vitin 2024, i cili në total (për të gjitha kategoritë buxhetore) është: 19,804,785.00 €. Kësisoj, me: 19 vota për, 10 kundër dhe  0 abstenim, këshilltarët e Kuvendit Komunal në Rahovec, miratuan buxhetin për vitin 2024, i cili ka në fokus:

– Qeverisjen e mirë dhe të përgjegjshme;

– Përkrahjen e bujqësisë dhe të fermerëve;

– Projekte infrastrukturore dhe shërbime më të mira publike;

– Investime dhe prioritete për ngritjen e cilësisë në edukim dhe arsim;

– Investime publike dhe përkrahje për kulturën, sportin, rininë, trashëgiminë kulturore dhe historike;

– Investime në modernizim, pajisje dhe ofrim të shërbimeve më efikase dhe më të mira shëndetësore;

– Projekte dhe investime në funksion të turizmit dhe ekonomisë.

Si rrjedhojë, ky buxhet është mundësi reale për vazhdimin e përpjekjeve për përmbushjen e planit tonë për vitin 2024, në shërbim të qytetarëve të komunës së Rahovecit. Miratimi i buxhetit të Komunës së Rahovecit, nuk është vetëm një akt formal i ngritjes së dorës. Është mbi të gjitha vendimmarrja më e drejtpërdrejtë për të mirat që i ofrohen rahovecasve për 365 ditët e ardhshme. Për këtë, dhjetëra anëtarë e punonjës së qeverisjes lokale kanë dizajnuar, ofruar e planifikuar, projekte që prekin çdo sferë të jetës shoqërore, pa lënë anash në asnjë çast, investimet që komunës sonë i japin karakter shumë më të gjerë se lokal. Urime të gjithë qytetarëve të komunës së Rahovecit!

May be an image of studying

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …