Votimi i Rezolutës së Kuvendit të Kosovës ka filluar me një fjalim të deputetit Daut Haradinaj, i cili përsëri ka kërkuar dorëheqjen e ministres për dialog me Serbinë, Edita Tahiri. Deputeti Lekaj ka lexuar rezolutën e harmonizuar mes grupeve parlamentare ku thuhet: Të rrënohet muri ilegal në veri të Mitrovicës, kjo të ndodhë në muajin janar. Qeveria e Kosovës të angazhohet që organet kompetente t’i ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore për që është në ndërtim e sipër, i njëjti të trajtohet si veprim politik dhe ndërtim pa leje. Qeveria e Kosovës të merr masat e nevojshme që të mos ndryshohet ura e Ibrit dhe e njëjta të mos i ndryshohen elementet që i kishte para vitit 1999 dhe jo t’i shtohet muri dhe shkallët. Të bëhet e mundur që të kthehen qytetarët në pjesën veriore dhe jugore të vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …