leoni

U nda Çmimi Letrar “Sulejman Krasniqi”

Në Ditën e Bibliotekës Komunale, në Rahovec u kujtua jeta dhe vepra e shkrimtarit dhe atdhetarit të madh, Sulejman Krasniqi i cili me penën dhe me përkushtimin e tij i dha frymë dhe zemër dashurisë për atdheun.

Në këtë ngjarje të rëndësishme, së bashku me familjen e tij të respektuar, vajzën Albanën, djemtë: Sokolin dhe Derandin, si dhe të afërmit e tjerë, u ndanë momente krenarie dhe mirënjohjeje për trashëgiminë që na la Sulejman Krasniqi. Ai ishte zëri i historisë sonë, i heronjve tanë dhe i ndjenjave të popullit që, edhe nën dhunë e represion, nuk u dorëzua për asnjë çast.

Për të nderuar këtë figurë madhore, u dha ÇMIMI LETRAR “SULEJMAN KRASNIQI”, për vitin 2024.

Pas përcaktimeve të kritereve të vlerësimit nga komisioni profesional, u nxorën këto përfundime:

Vendi i Parë– poezia “Mungesë”

Vendi i Dytë – tregimi (proza) “Si të vrasësh nëpërmjet dashurisë”

Vendi i Tretë– poezia “Etje e pashuar”, shifra: Milosao.

Këto çmime janë një shenjë e vogël falënderimi për ata që vazhdojnë të frymëzohen nga vepra e tij dhe që i shërbejnë letërsisë, kulturës dhe kujtesës kombëtare.

Jemi krenarë që mbajmë gjallë emrin dhe veprën e tij dhe që e ndajmë këtë trashëgimi me brezat e rinj u tha në ditën e Bibliotekës Komunale “Sulejman Krasniqi”.

Kontrolloni gjithashtu

SHMP “Lasgush Poradeci” në Kijevë shënoi Ditën e Shkollës

Shkolla e Mesme Profesionale “Lasgush Poradeci” në Kijevë shënoi Ditën e Shkollës. Në këtë manifestim …