Enea Zhegu, është ndarë nga jeta në moshë të parakohshme mëngjesin e kësaj të diele. I njohur në rolin e tij si ‘Tomka’, te filmi i famshëm i regjisores Xhanfize Keko, ‘Tomka dhe shokët e tij’, Zhegu mbylli sytë përgjithmonë në moshën 57-vjeçare. Zhegu ka qenë pjesë e disa prej filmave më të famshëm shqiptar, si “Tomka dhe shokët e tij”, “Lulëkuqet mbi mur”, “Njeriu me top”, “Një jetë më shumë”, por edhe shumë filmave të tjerë, duke u kthyer në ikonë në kinematografinë shqiptare. Lajmi i për vdekjen e e tij është bërë i ditur nga shumë prej të afërmve dhe miqve në rrjete sociale.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …