Në moshën 71 vjeçare, u nda nga jeta profesori, atdhedashësi, intelektuali dhe i përndjekuri politik, Enver Gara. Enveri ishte i lindur në fshatin Kizharekë të Komunës së Drenasit në vitin 1952, ku edhe mbaroj shkollimin fillor pastaj vazhdoi studimet. Enveri, ishte njeri i sjellshëm, edukator i denjë, familjar i përkushtuar, komunikues me të gjitha shtresat e shoqërisë. Ai ishte shumë modestë dhe i pa kompleks, ishte mjeshtër i dialogut me shokë e miq, si dhe mjeshtër i analizës politiko-shoqërore që e bënte me aq përkushtim. Ishte i respektuar dhe i dashur nga të gjithë, ai la pas vetës dy djem të ngritur dhe edukuar shkëlqyeshëm, si dhe të shoqen e tija e cila i qëndroj Enverit në krah për një jetë të tërë me plot krenari e respekt.
Ceremonia e varrimit:
E premte m[ 10.11.2023
Në orën 12:00 mbahen Homazhe, në Kuvendin Komunal të Drenasit.
Në orën 15, bëhet ceremonia e varrimit në varrezat e fshatit të tij, në Kizharekë.
Ngushëllime të sinqerta, familjarëve, miqve dhe shokëve të tij.
I përjetshëm kujtimi për te!
8-11-2023
Mehmet Bislimi