U nderuar 20 vjetori i “Betejës së Zharrës“

Nën patronatin e kryetarit të komunës së Juniku Agron Kuçi, është mbajtur akademi përkujtimore për nderë të 20 vjetorit të betejës së lavdishme “beteja e Zharrës“. 20 vite më parë në vendin e quajtur Zharre në rrethinën e Junikut në afërsi të fshatit Gjocaj, grupet vëzhguese të Ushtrisë Çlirimtar të Kosovës të cilat po patrullonin në atë pjesë hasën në hordhitë e armikut të cilët kishin planifikuar që në mënyrë të fshehtë të marrin pikat strategjike të Junikut, të cilat ishin bërë të pathyeshme. Në atë betejë u shpartalluan të gjitha njësit e armikut nga UÇK-ja, duke ju shkaktuar humbje shumë të mëdha ndërsa nga forcat tona çlirimtare ranë Dëshmor, Heronjtë: Arif Gjocaj, Shkelzen Gacaferi, Avdyl Jasiqi dhe u plagosën shumë ushtarë tjerë. Sot ne i kujtojmë me dinjitet dhe përulemi para veprës së tyre, Lavdi për jetë dhe mot të gjithë Heronjve, Dëshmorëve, Martirëve të Junikut dhe Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Për shkak të punimeve me 22 dhe 23 prill bllokohen rrugët “Xhevat Kasapi” dhe “Muharrem Dina”

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në facebook, njofton qytetarët …