U NËNSHKRUA KONTRATA PËR NDËRTIMIN E ANEKSIT TË SHKOLLËS “KATËR DËSHMORËT” NË RATKOC

Të premten, nga kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, u nënshkrua edhe një kontratë shumë e rëndësishme për arsimin në komunën e Rahovecit. Pas përfundimit të procedurave të prokurimit u nënshkrua kontrata për projektin “Ndërtimi i aneksit të SHFMU “KATËR DËSHMORËT” në Ratkoc”. Me ndërtimin e këtij aneksi shkollor, i cili do të përmbajë në vete 14 dhoma mësimi (klasa), sallën e arsimtarëve dhe hapësirat tjera, do të bëhet e mundshme që nxënësit e kësaj shkolle të mbajnë mësim në një ndërrim të vetëm. Vlera e projektit është 899.991,89 €. Së shpejti do të fillojnë punimet në ndërtimin e aneksit të kësaj shkolle. Kryetari Latifi i ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit duke ju dëshiruar sa më shumë suksese.

May be an image of 8 people and outdoors

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …