U nënshkrua marrëveshja për bashkim mes Nismës për Kosovën dhe Bashkimit Demokratik

U nënshkrua marrëveshja për bashkim mes Nismës për Kosovën dhe Bashkimit Demokratik

Në selinë e NISMA për Kosovën është nënshkruar marrëveshja e bashkimit të partisë politike, Bashkimi Demokratik, me kryetar, Zafir Berisha, në NISMA për Kosovën. Nga sot e tutje, të gjitha strukturat e partisë politike, Bashkimi Demokratik, do të veprojnë në kuadër të strukturave të NISMA për Kosovën. Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, ka falënderuar kryetarin e Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, për bashkëpunimin e mirë gjatë këtyre viteve, duke thënë se ky bashkim është krejt i natyrshëm, sepse deri më sot nuk na ka ndarë asgjë, e na ka bashkuar çdo gjë. Kryetari Limaj, gjatë konferencës për medie tha se, nga sot Bashkimi Demokratik po i bashkohet Nismës për Kosovën. Të gjitha strukturat tona tani do të punojnë së bashku në projektin tonë të përbashkët, NISMA për Kosovën, si parti socialdemokrate, që ka objektiva të qarta, të fuqizimit dhe të arritjes se qëllimit tonë, që është implementimi i platformës dhe programit tonë politik. Ndërsa, deputeti Zafir Berisha, tha se neve na duhet fuqizim politik, e ky fuqizim, më i mundshëm ka qenë me Nismën për Kosovën. Tani e tutje ne do të vazhdojmë angazhimin tonë edhe më fuqishëm, të ia kthejmë dinjitetin, jo vetëm Prizrenit por gjithë vendit, tha deputeti Zafir Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …