Bazuar në marrëveshjen për bashkëpunim në mes IADK-së dhe Komunës së Mitrovicës të datës 23.02.2015-2018 për bashkëfinancimin e projekteve në investimet direke në sektorin e bujqësisë, janë nënshkruar të mërkurën kontratat në mes të fermerëve të Mitrovicës dhe këtyre dy akterëve.
Përfitues të këtij projekti ishin gjithsej 11 fermerë, ku 10 nga ta përfituan mbështetje për kultivimin e mjedrës në sipërfaqe prej 2.000 metra katrorë, ndërsa 1 fermer përfitoj pajisjet për pompimin e ujit me energji solare.
Projekte këto që kapin shumën afro 30.000 euro.
Të pranishëm gjatë nënshkrimit të kontratave ishin drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim në komunën e Mitrovicës, Nasuf Aliu, përfaqësuesi i IADK-së Skender Fejzullau si dhe përfituesit.
Drejtori Aliu, me këtë rast ka falënderuar IADK-në dhe veçanërisht drejtorin Bunjaku për këtë bashkëpunim kaq të rëndësishëm për fermerët e Mitrovicës, me ç’rast theksoj se ky bashkëpunim i ndërsjellët do të vazhdon edhe në të ardhmen, pasi që sipas drejtorit Aliu, falë IADK-së në komunën e Mitrovicës janë realizuar shumë projekte të rëndësishme të cilat kanë ndikuar dukshëm në përmirësimin e kushteve në ekonomit bujqësore dhe shtimin e interesimit të fermerëve për tu marrë me bujqësi.
Po ashtu drejtori Aliu, ritheksoj se Komuna e Mitrovicës së bashku me IADK-në pritet të zhvillojnë edhe projekte të tjera deri në vitin 2018 me bashkëfinancim.
Vlen të theksohet se projekte e tilla gjenerojnë të hyra për familjet e përfituesve dhe njëkohësisht janë prezentë si produkte vendore në tregun tonë.