Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me znj. Vlora Elshani përfaqësuese nga ReLOaD2 – Programi për Zhvillim të Kombeve të bashkuara (UNDP), përmes së cilës synohet forcimi i kapaciteteve të komunës dhe rritja e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile në nivel lokal. Përmes kësaj marrëveshjeje do të angazhohen pesë praktikantë me pagesë për gjashtë muaj në institucione publike dhe OJQ. Kryetari Latifi ka thënë se, mbetemi të përkushtuar për të bashkëpunuar në fusha me interes të përbashkët me organizatat e shoqërisë civile, duke promovuar angazhimin dhe mbështetjen e të rinjve në zbatimin e nismave rinore.