U organizua një ceremoni për të nderuar Skender Lushtakun, i cili pas dekadash pune të palodhur dhe përkushtimi del në pension

Të hënën u organizua një ceremoni për të nderuar Skender Lushtakun, i cili pas dekadash pune të palodhur dhe përkushtimi të jashtëzakonshëm, del në pension nga detyra si zyrtar në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Skenderajt.

Në këtë ngjarje solemne të pranishëm ishin kryetari i Komunës, z. Fadil Nura, nënkryetari Gjeneral Sami Lushtaku, drejtori i DKRS-së, z. Alban Berisha, përfaqësues të Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës (SPAK), familjarë të Skenderit dhe zyrtarë të Komunës së Skenderajt. Fjalët e ngrohta dhe vlerësimet për punën e tij tregonin për një njeri që jo vetëm ka kontribuar në ndërtimin dhe ngritjen e institucionit, por ka qenë edhe një shtyllë e fuqishme në mbrojtjen e të drejtave të shërbyesve civilë, duke qenë pjesë e strukturave drejtuese në Sindikatën e Pavarur të Administratës së Kosovës.

Faleminderit nga zemra, Skender Lushtaku!

Të urojmë shëndet, gëzim dhe rehati në këtë kapitull të ri të jetës tuaj, thuhet në postimin zyrtar të Komunës së Skënderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Rama priti në takim Janko Cerkvenik, Kryetar i Shoqatës së Zjarrfikësve të Sllovenisë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Pëparim Rama, i shoqëruar nga Drejtorin për Siguri dhe Emergjenca …