U pensionua inspektori komunal Sahit Kafexholli

Inspektori i Drejtorisë së Inspektoratit në Komunën e Malishevës, Sahit Kafexholli, është pensionuar pas një shërbimi të gjatë dhe të ndershëm në administratën komunale.

Për kontributin dhe angazhimin e tij shumëvjeçar, Kafexholli u nderua me mirënjohje nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. Ai ka shërbyer si inspektor komunal që nga paslufta, duke punuar me përkushtim dhe integritet deri në moshën 65-vjeçare.

Në ceremoninë e dorëzimit të mirënjohjes, u theksua se puna e tij ka qenë një shembull i profesionalizmit në shërbim të qytetarëve dhe institucioneve komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Ramosaj: Deçani ka vendosur, me 9 Shkurt, Ramush Haradinaj Kryeministër!

Në tubimin masiv të mbajtur në Deçan të Koalicionit AAK-Nisma, të pranishmëve me një fjalë …