U pensionua zyrtari i arkivit të komunës së Malishevës

Zyrtari komunal në arkivin e Komunës së Malishevës, Avdyl Morina, është pensionuar. Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kryetari i sindikatës së punëtorëve të administratës, Azem Gashi, përgjegjësit tjerë komunal dhe punëtorët e administratës, e kanë uruar Morinën, për pensionimin dhe e kanë falënderuar për angazhimin e tij në punë. Kryetari Begaj, e ka falënderuar për punën dhe angazhimin e tij, si zyrtar në arkivin e komunës së Malishevës dhe për bashkëpunimin e mirë gjatë shërbimit të tij, si dhe e ka uruar për pensionim. Po ashtu edhe kryetari i sindikatës, Azem Gashi, e ka falënderuar për punën dhe bashkëpunimin e mirë, me të gjithë punëtorët e administratës së komunës. Në shenjë respekti dhe mirënjohje për punën dhe angazhimin e tij në administratë, kryetari Begaj, ja ka dhuruar një orë dore, ndërsa sindikata e ka nderuar me mirënjohje.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …