Në 17-vjetorin e masakrës që kanë kryer forcat policore dhe ushtarake serbe në Burgune Dubravës, janë përkujtuar mbi 130 të burgosur të martirizuar dhe 300 të tjerë të plagosur. Në shenjë përkujtimi shumë ish-të burgosur, familjarë të të vrarëve dhe qytetarë i kanë vizituar sot hapësirat e këtij burgu. Masakra e Burgut të Dubravës është kryer prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999. Përvjetori i masakrës është organizuar nga të burgosurit e mbijetuar. Në emër të të gjithë ish-të burgosurve, një fjalë rasti para të pranishmeve ka mbajtur i mbijetuari i kësaj masakre, Nait Hasani, deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …