Sot në Prishtinë në selinë e Shoqatës së të Burgosurve Politikë u përkujtua dëbimi, shpërngulja dhe zhvendosja masive e popullatës shqiptare nga trojet e tyre në Kosovën Lindore. Pjesëmarrësit në këtë aktivitet përkujtimor thanë se Prishtina dhe Tirana zyrtare duhet të bëjnë më shumë për popullatën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit. Më tutje u tha se Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe subjektet politike të kësaj ane duhet urgjentisht të zgjidhin çështjen e të drejtave të shqiptarëve në atë pjesë, por gjithashtu duhet të ndahet një fond prej 10 milionë eurosh për investime. Ndërkohë, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes për Bashkim, Raif Qela theksoi se shqiptarët e dëbuar duhet të bëjnë më shumë presion ndaj institucioneve të Kosovës që të marrin me seriozitet këtë problem. Ai shtoi më tutje se këto institucione duhet marrin parasysh kërkesat e shqiptarëve, ashtu sikur po merren parasysh kërkesat e qeverisë serbe për qytetarët serb në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …