U përkujtua masakra e tregut në Mitrovicë

Janë përkujtuar viktimat  e masakrës së tregut në Mitrovicë, që ndodhi 17  vjet më parë në tregun kryesor, pra më 13.03.1999, në qendër të qytetit të Mitrovicës, kur forcat serbe hodhën një minahedhës, në ora 14:15 minuta, kur tregu ishte përplot me njerëz, pasi që atë ditë ishte ditë tregu në qytetin buzë Ibrit.

Si pasojë e hedhjes së granatës nga kriminelët serbë, në treg mbetën të vdekur gjashtë persona, në mesin e të cilëve kishte fëmijë dhe gra, ndërsa që lëndime të rënda dhe të lehta morën 128 shqiptarë.

Përfaqësues të institucioneve komunale me në krye Agim Bahtirin, kryetar i komunës së Mitrovicës, përfaqësues të institucioneve e asociacioneve të tjera, familjarë të martirëve dhe qytetarë që atë ditë kishin marrë plagë të ndryshme, u tubuan në vendin e ngjarjes për të nderuar viktimat dhe për të kujtuar këtë ditë.

Kryetari Bahtiri, ju tha të pranishmëve, se ky akt barbarë i  kriminelëve serbë, tregon se sa ata kishin urrejtje ndaj shqiptarëve dhe se sa mizorë ishin.

“Hedhja e minahedhësit në një ditë tregu, kur frekuenca e qytetarëve që e vizitonin tregun për tu furnizuar me gjëra ushqimore ishte maksimale, është një vepër barbare që mund ta bëjnë vetëm ata që janë të mbushur me urrejtje dhe që nuk kanë ndjenja njerëzore. Dhe vërtetë ata që e bënë këtë krim kundër qytetarëve të pafajshëm, fëmijëve, grave, pleqve e të tjerëve, janë kriminelë dhe ne duhet të insistojmë që ata të gjenden dhe të dënohen për këtë vepër jo njerëzore”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Kryetari Bahtiri ju tha familjarëve të martirëve dhe atyre që kanë pësuar në këtë masakër, se komuna e Mitrovicës ka nis realizimin e një projekti për të ngritur në vendin e ngjarjes një pllakë më dinjitoze përkujtimore dhe se kjo do të ngrihet gjatë këtij viti, ashtu që nderimet në vitin e ardhshëm do të bëhen pranë saj.

Ai kërkoi që qytetarët të përzgjedhin një grup të tyre që kishte me marrë pjesë në realizimin e projektit, duke dhënë sugjerimet dhe propozimet e tyre konkrete, se si do të dukej ajo dhe ku saktësisht të vendoset.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …