U përkujtuan dëshmorët e kombit: Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj

Në 17-vjetorin e rënies heroike dhe në respekt e nderim të dëshmorëve: Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, sot në Prishtinë u mbajt një Akademi përkujtimore. Duke folur për dëshmorin, luftëtari i Dukagjinit, Daut Haradinaj, bashkëluftëtar i Heroit Rasim Kiçina tha se Drenica ka dhënë heronj ndër breza dhe falë kësaj sakrifice sot jemi këtu ku jemi. “Për mua ka qenë nder i veçantë që e kam njohur personalisht, Rasim Kiçinën, jo vetëm në Drenicë, por atë e kanë njohur edhe  në Dukagjin, në Llap e në Shalë. Aty ku ishte nevoja ishte pushka e Rasim Kiçinës, ishte pushka e Mujë Krasniqit, e Ilaz Kodrës, e Abedin Rexhës dhe e të gjithë atyre luftëtarëve të mëdhenj të kombit shqiptar, që veten e tyre pë çlirimin e vendit,  nuk e kursyen. Ata njerëz e dhanë jetën që ne sot të jemi të lirë, por edhe kjo liri e ka kushtin e vet, themelimin e shtetit, ndërtimin e shtetit, forcimin e shtetit, respektimin e vlerave, ka thënë me këtë rast deputeti i AAK-së, Daut  Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …