U përkujtuan dëshmorët e Smirës dhe Lubishtës

Në përkujtim të rënies heroike të dëshmorëve të 5 Prillit të vitit 1999, nga fshatrat Smirë e Lubishtë të komunës së Vitisë, sot në orët e paradites, përfaqësuesit e Institucioneve Komunale në  krye me zv.kryetarin e Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe përfaqësues të subjektet politike, të organizatave të dala nga lufta, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të shumtë, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule në varrezat e dëshmorëve në Viti. Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu duke folur në përvjetorin e shkollës “Dëshmorët e 5 prillit” në Smirë u shpreh se nderimi më i mirë për dëshmorët, është që ju personel arsimor  , të  tregoni rezultate në arsimimin e brezave të ardhshëm, që nga këtu të dalin kuadro që do ti kontribuonin vendit në të gjitha sferat e jetës. “E juve  nxënës të kësaj shkolle, të mos i ndaheni librit dhe të ecni drejtë rrugëtimit të diturive të reja, ngase në këtë mënyrë do të jetësoni amanetin e dëshmoreve. “u shpreh zv. Kryetari Aliu.  Gjithashtu edhe në manifestimin për nderë të ditës së shkollës në Lubishtë, zv.kryetari i komunës  mbajti një fjalë rasti, sikur edhe kryetari i OVL të UÇK-së Abdyl Bajrami, si dhe kryetari i Shoqatës së Familjeve të dëshmorëve, Qemajl Rexhepi. Më pas në këto dy lokalitete   u shfaqën programe kulturore e artistike të përgatitur nga nxënësit e shkollave në bashkëpunim me mësimdhënësit e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …