U përmbyll me sukses edhe një edicion i Festivalit të Folklorit “Anadrinia Jehon”

Ecuria e mirë e edicionit të 22-të të festivalit “Anadrinia Jehon”, dëshmoi për punën dhe përkushtimin e Këshillit Organizues, të banorëve të fshatit Dejnë, të strukturave të pushtetit lokal dhe të pjesëmarrësve në këtë festival. Ky edicion tregoi se ky aktivitet kulturor, me karakter kombëtar, është konsoliduar tashmë dhe ka vënë themele të forta. Pjesëmarrja e tetëmbëdhjetë grupeve artistike nga vise të ndryshme shqiptare, është dëshmi e kësaj. Sukseset e vazhdueshme të festivalit “Anadrinia Jehon” kanë hyrë në analet e ngjarjeve të rëndësishme kulturore, në nivel kombëtar. Mysafirë të këtij edicioni ishin: Ansambli i Këngëve dhe Valleve “SHOTA” nga Prishtina dhe Ansambli i Këngëve dhe i Valleve “Emin Duraku” nga Shkupi. Juria profesionale, e përbërë nga profesor Mehmet Xhemajli (Prishtinë), Visar Munishi, etnomuzikolog (Prishtinë), Luljeta Braha, koreografe (Prizren), Shaqir Hasi, muzicient (Drenas) dhe Bajram Morina, muzicient, pati punë të madhe për të bërë vlerësimet e duhura, sepse prurjet artistike ishin të një niveli të kënaqshëm, duke dëshmuar seriozitetin e grupeve e të artistëve pjesëmarrës. Çmimin e tretë të festivalit e morën SHKA “Deçani” nga Deçani dhe SHKA “Bajram Curri” nga Krusha e Madhe, çmimin e dytë e mori QKA “Anamorava” nga Vitia, ndërsa me çmimin e parë u stolis Ansambli i Këngëve dhe i Valleve “Kaçaniku”. Me çmime, mirënjohje e medalje janë nderuar edhe shumë individë e grupe pjesëmarrëse.

May be an image of 5 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …