U Përurua fusha sportive bashkëkohore në Hoçë të Vogël

Për nder të 28 NËNTORIT të lavdisë dhe krenarisë kombëtare, sonte së bashku me bashkëpunëtorë, mësimdhënës, nxënës e qytetarë sportdashës nga Hoça e Vogël dhe Brestoci, në hapësirën e Shkollës Fillore të Mesme e Ulët (SHMFU) “Heronjtë e Kosovës”, përuruam mjediset e reja sportive për futboll, basketboll dhe volejboll, me shtresë gome (TARTAN), që do t’u shërbejnë të rinjve, nxënësve dhe të gjithë qytetarëve të fshatrave Hoçë e Vogël dhe Brestoc, për sport e rekreacion.

Me ndërtimin e terreneve të reja sportive, synojmë promovimin e sportit, të jetesës aktive dhe të shëndetshme, si dhe angazhimin e të rinjve me aktivitete fizike.

Mirënjohje për punën e mirë dhe cilësore që po e bënë edhe për operatorin ekonomik, NNP “VETONI”! E gëzofshin qytetarët dhe sportdashësit e Hoçës së Vogël dhe Brestocit, ka shkruar në postimin e tij në facebook, Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi!

Kontrolloni gjithashtu

Vitia po kremton festën e 28 Nëntorit

Me qëllim të shënimit të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar Shqiptar, Kuvendi Komunal …