U përurua fusha sportive bashkëkohore në Krushë të Madhe

Kryetari Latifi, së bashku me bashkëpunëtorët, mësimdhënës, nxënës e qytetarë sportdashës, në hapësirën e ShFMU “Bajram Curri” në Krushë të Madhe, përuruan mjediset e reja sportive për futboll, basketboll dhe volejboll, që do t’u shërbejnë të rinjve, nxënësve dhe të gjithë qytetarëve të fshatit për sport e rekreacion. Kjo është fusha e parë me shtresë gome (TARTAN) në komunën e Rahovecit. Me këtë rast, së bashku me nxënësit e kësaj shkolle, zhvilluan një lojë futbolli. Me ndërtimin e terreneve të reja sportive, Komuna e Rahovecit synon promovimin e sportit, të jetesës aktive dhe të shëndetshme, angazhimin e të rinjve me aktivitete fizike. E gëzofshin qytetarët dhe sport dashësit e Krushës së Madhe!

Kontrolloni gjithashtu

Në parkun afër spitalit të përgjithshëm të Ferizajt u bë zbulimi i bustit të heroit të Kosovës, Rexhep Halimi

Në parkun afër spitalit të përgjithshëm të Ferizajt të premten është bërë zbulimi i bustit …