Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi së bashku me bashkëpunëtorë, mësimdhënës e qytetarë, në hapësirën e ShFMU “31 Marsi” në Gur të Kuq, përuruan mjediset e reja sportive për futboll, basketboll dhe volejboll, që do t’u shërbejnë të rinjve, nxënësve dhe të gjithë qytetarëve të fshatit për sport dhe rekreacion.