U përurua kopshti i SHFMU “Shaban Mazreku “ në Sopijë

Kryetari i Komunës së Suharekës, z. Sali Asllanaj, ka marrë pjesë në përurimin e kopshtit të Shkollës fillore të mesme të ulët “Shaban Mazreku” në Sopijë të Suharekës. Ky projekt u realizua falë mjeteve të fituara në një konkurs të Kosovision, të nxënësve të kësaj shkolle dhe ndihmës së disa bizneseve private nga fshati Sopijë. Një fontanë të bukur në kopsht e ka ngritur mësuesi i kësaj shkolle Mustafë Tafolli. Pas pjesës foljore të kësaj ceremonie, nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës për të pranishmit kanë shfaq një program të pasur kulturo-zbavitës.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …