U përurua libri: “Arsimtarët dëshmorë dhe martirë të rënë në luftën e Kosovës 1997-1999″, i autorëve Qazim Berisha e Zymer Mehani!

U përurua libri: “Arsimtarët dëshmorë dhe martirë të rënë në luftën e Kosovës 1997-1999″, i autorëve Qazim Berisha e Zymer Mehani!

Sot në Bibliotekën Kombëtare, “Pjetër Bogdani”  në Prishtinë,  u përurua libri, “Arsimtarët dëshmorë dhe martirë të rënë në luftën e Kosovës 1997-1999″, i autorëve  Qazim Berisha e Zymer Mehani! Autorët, në këtë monografi kapitale, kanë prezantuar biografitë e mësuesve, arsimtarëve e profesorëve shqiptarë, të cilët ranë dhe u martirizuan, në luftë për çlirimin e Kosovës nga robëria serbe, në vitet 1997-1998. Po ashtu në këtë libër janë përfshirë edhe pjesëtarë të personelit të shkollave ku ata kanë punuar dhe të cilët janë vrarë e masakruar nga regjimi kriminal i Serbisë.

Krhas edicionit “Feniksët e lirisë” botuar deri tani në 18 vëllime ku janë përfshirë dhe do të përfshihen të gjithë dëshmorët e tri luftërave tona çlirimtare, libri, “Arsimtarët dëshmorë dhe martirë të rënë në luftën e Kosovës 1997-1999″, i autorëve  Qazim Berisha e Zymer Mehani, përmbush një segment tjetër të ndriçimit të jetës së mësimdhënësve shqiptarë, të rënë dhe të viktimizuar nga regjimi shqiptar-vrasës i Serbisë.

Në fillim një fjalë për librin e mbajti, shkrimtari, publicisti e veprimtari, Bedri Tahiri i cili foli për vlerat dokumentare të këtij libri të veçantë ku janë prezantuar emrat e arsimtarëve, dëshmorë e martirë. Një fjalë rasti për librin e mbajti edhe Xheladin Mjeku në emër të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, i cili çmoi kontributin që kanë dhënë autorët: Qazim Berisha e Zymer Mehani.  Një fjalë rasti për librin u paraqit pra të pranishmëve edhe ish Shefi i Konsullatës së Kosovës në Shtutgart të Gjermanisë, Imer Lladrovci. Ai   foli për vlerat e librit, ku janë prezantuar arsimtarët dëshmorë e martirë  së Kosovës. Pastaj me një fjalë para të pranishmëve  në këtë përurim u paraqit edhe Liridon Berisha, djali i profesorit dëshmor, Selim Berisha. Në fund, një fjalë përshëndetëse për të pranishmit e mbajti autori i librit, shkrimtari, veterani i arsimit e publicisti, Qazim Berisha. Libri ka 668 faqe, botoi Radio Kosova e Lirë, në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …