U përurua libri i Xhevat Hasanit: “Me dëshmorin Selman Lajçi nëpër Sanxhak”.

Sot në sallën e Institutit Albanologjik të Prishtinës u përurua  libri i autorit, Xhevat Hasani:  “Me dëshmorin Selman Lajçi nëpër Sanxhak”. Dëshmori,  Selman Lajçi ka qenë veprimtar i hershëm i Lëvizjes Kombëtare, i burgosur politik dhe epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën e Rugovës. Recensenti i librit dr. Profesor Zymer Neziri foli për jetën dhe aktivitetin atdhetar, politik dhe çlirimtar të dëshmorit,Selman Lajçi i cili tërë jetën ia kushtoi kombit dhe çlirimit të,vendit nga robëria serbe. Për librin folën edhe Isa Bicaj, Lush Culaj si dhe autori i librit, Xhevat Hasani bashkëveprimtar i dëshmorit. Në fund të përurimit,  autorin e librit dhe të pranishmit, në emër të familjes i  përshëndeti djali i dëshmorit, Dardan Lajçi.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Tafilaj: Libri “Krimet Serbe në Kosovë – Rasti i Deçanit” i autorit, Adem Lushaj, është përuruar edhe në Urfa të Turqisë

Në qytetin e Urfës, Turqi, u mbajt promovimi i librit “Krimet Serbe në Kosovë – …