Më 14 korrik 2018 në Pemishtë të Skenderajt përurohet lapidari për Sejdi e Murat Loshin

U përurua libri “Kamer e Murat Loshi- Në histori dhe në traditën gojore” e autorit Bedri Tahiri

Sot në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë u përurua libri “Kamer e Murat Loshi- Në histori dhe në traditën gojore” e autorit Bedri Tahiri. Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli theksoi se Kamer Loshi ka ndikuar te brezat në formësimin tonë. Ai shoi më tutje se Kamer Loshi, Azem Bejta, Shaban Polluzha e deri te legjendari, Adem Jashari ishin frymëzim për ne. Tani e tutje ne duhet të punojmë në diplomaci për shtetin tonë. Ndërkohë, deputeti i Maqedosinë së Veriut, Zijadin Sela theksoi se ndjehet i privilegjuar që gjendet në promovimin e librit pët Kamer dhe Murat Loshin. Këta ishin lisa të mëdhenj dhe ne duhet t’i gjejmë degët e të punojmë në këtë drejtim. Ai vlerësoi lart angazhimin e studiuesit Bedri Tahiri për pasqyrimin objektiv të historisë së popullit shqiptar. Edhe redaktori i librit “Kamer e Murat Loshi- Në histori dhe në traditën gojore” dr. Mehmet Rukiqi e vlerësoi lart rolin dhe kontributin Kamer dhe Murat Loshit ndërsa për librin kushtuar jetës së tyre tha se është një vepër kapitale.

 

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …