leoni

U përurua libri: Organizatat ekstremiste serbe në Kosovë” i autores, Fetnete Ramosaj

Sot në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare u përurua libri: Organizatat ekstremiste serbe në Kosovë” e autores dhe studiueses së mirënjohur, Fetnete Ramosaj.  Studiuesja, veprimtarja, gazetarja  dhe reporterja e luftës së UÇK-së nga Zona e Dukagjinit, Fetnete Ramosaj në aktivitetin e saj hulumtues, studimor, është fokusuar në ndriçimin e realitetit të kohës së luftës dhe të pas luftës në vendin tonë. Në librin e sapo botuar, të titulluar: “Organizatat ekstremiste serbe në Kosovë”, Fetnete Ramosaj me fakte e argumente të shumta  ka hedhë dritë mbi aktivitetin subversiv të Serbisë dhe të organizatave të ndryshme të forcave ekstremiste serbe  kundër Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi. Për vlerat studimore të librit foli profesor doktor, Gjon Boriqi, pastaj  Kolë Krasniqi, profesor, Mark Ndreca Adem Demaçi, gjenerali, Kudusi Lame e të tjerë. Vlerësimi që këta studiues e veprimtarë i bënë librit:  Organizatat ekstremiste serbe në Kosovë”, të  Fetnete Ramosajt, ishte një vlerësim realist, i faktuar dhe i dokumentuar në të gjitha segmentet studimore.

Studiuesja, veprimtarja, gazetarja  dhe reporterja e luftës së UÇK-së nga Zona e Dukagjinit, Fetnete Ramosaj në aktivitetin e saj hulumtues, studimor, është fokusuar në ndriçimin e realitetit të kohës së luftës dhe të pas luftës në vendin tonë. Ajo deri tani ka botuar disa vepra hulumtuese për krimet dhe masakrat,  që kanë kryer serbët në Kosovë,  duke ilustuar me faktografi dhe foto krimet e panumërta mbi popullatën shqiptare nga regjimi i Beogradit.  Në librin e sapo botuar, të titulluar: “Organizatatat ekstremiste serbe në Kosovë”, Fetnete Ramosaj me fakte e argumente të shumta  ka hedhë dritë mbi aktivitetin subversiv të Serbisë dhe të organizatave të ndryshme të forcave ekstremiste serbe  kundër Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi. Deri tani ka botuar: “Krimet serbe në Kosovës,- pa apologji- me fakte kundër shpifjeve”, në dy pjesë, ndërkohë që po ky libër është botuar edhe në gjuhën angleze. Në bashkautorësi me studiuesin, Faton Mehmetaj ka nxjerrë në dritë monografinë, “Deçani”. Përveç këtyre librave, Fetnete Ramosaj ka botuar edhe shumë shkrime publicistike, fejtone, analiza e komente në shtypin e kohës. Libri “Organizatatat ekstremiste serbe në Kosovë”,  ka 182 faqe. Botoi,  Instituti për Studime Gjeopolitike dhe Strategji, shtypi, Dukagjini.

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi vëllimi 19-të i monografisë “Feniksët e lirisë” 

Doli nga shtypi vëllimi 19-të i monografisë “Feniksët e lirisë” 

Në vazhdim të realizimit të projektit për botimin e monografisë për dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare …