U përurua libri “Platforma për Shqipëri të Bashkuar” dhe u zyrtarizua “Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar”

U përurua libri “Platforma për Shqipëri të Bashkuar” dhe u zyrtarizua “Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar”

Gjatë një ceremonie të mbajtur në sallën e kuqe në Prishtinë, organizatorët shpalosen programin politik, ku u përurua edhe libri “Platforma për Shqipëri të Bashkuar” , libër ky i cili  parasheh bashkimin e trojeve shqiptare. Ideatori i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, autori i librit, Tahir  Veliu tha se  në jemi një komb dhe duhet të kemi një qeveri, një shtet dhe një gjuhë, si dhe paraqiti nevojën për t’i bërë ballë shtypjes, asimilimit dhe heshtjes së trojeve shqiptare. Historiani, Hakif Bajrami tha se  mos prezenca e politikanëve as nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia  në këtë ceremoni, tregon se nuk jemi të gatshëm për Bashkim kombëtar. Frashër Racaj konsulent i autorit  tha se  libri “Platforma për Shqipëri të Bashkuar” parasheh bashkimin e trojeve shqiptare në modelin klasik, dhe mohon fuqishëm idenë e bashkimit ose integrimit të shqiptarëve në Bashkimin Evropian. Në fund në krye të kësaj lëvizje u emërua vet ideatori i saj, Tahir Veliu.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …