leoni

U përurua Memoriali i Dëshmorëve dhe Martirëve në fshatin Retijë të Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me drejtorin e AMKMK Bislim Zogaj, përuruan Memorialin e Dëshmorëve dhe Martirëve në fshatin Retijë. Projekti u finalizua në bashkëfinancim me Agjencionin për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, me vlerë 12.326 €. Kryetari Latifi tha se, Retija, ky fshat i vogël por me zemër të madhe, dha shumë për luftën tonë çlirimtare. Këtu u strehuan, u organizuan dhe u riorganizuan 3 brigada (124, 125 dhe 126) të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke u bërë nyje kyçe për të gjithë ushtarët e UÇK-së për t’u hedhur në luftë kundër pushtuesit. E bëmë gati këtë projekt dhe e përuruam sot, pikërisht në Ditën e Veteranit, për ta sjellë në kujtesë të kaluarën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kontributin e madh të fshatit Retijë në luftën çlirimtare. Ruajtja e vlerave të luftës çdoherë do të jetë prioritet i lartë i punës sonë. Në këtë memorial janë të gdhendur emrat e tre dëshmorëve dhe pesëmbëdhjetë martirëve nga fshati Retijë. Falënderojmë përzemërsisht drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, Bislim Zogaj për përkushtimin dhe përkrahjen e tij në realizimin e këtij projekti shumë të vlefshëm. Lavdi përjetë dëshmorëve dhe martirëve të atdheut!

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …