U përurua ndërtesa e shkollës së parë shqipe e restauruar nga MKRS në komunën e Ferizajt

Ndërtesa e shkollës së parë shqipe në Ferizaj, rilindi në një institucion shkollor i cili u përurua sot. Kjo godinë nga sot do t’i shërbej Shkollës së Mesme “Çesk Zadeja” – Dega e Arteve Figurative Aplikative në Ferizaj, pas restaurimit nga MKRS duke qenë objekt i mbrojtur i trashëgimisë kulturore si dhe bashkëfinancimit nga komuna e Ferizajt për të mundësuar zhvillimin e procesit mësimor. Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu bashkë me zëvendësministren e MKRS-së, znj. Daulina Osmani, U.D. Sekretarin e Përgjithshëm, z. Xheladin Krasniqi, artistë ferizajas e përfaqësues nga Këshilli, Inspektorati, Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Instituti Arkeologjik i Kosovës, me një ceremoni në sfondin e ekspozitës me objekte të trashëgimisë kulturore nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit për funksionalizimin e këtij institucioni.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …