U përurua ndriçimi publik në Vrajakë, Bratotin dhe Zoqisht, në gjatësi prej 7.6 km

U përurua ndriçimi publik në Vrajakë, Bratotin dhe Zoqisht, në gjatësi prej 7.6 km, ku përfshihen 100% të rrugëve në këto fshatra. Këto vendbanime të komunës së Rahovecit do të gëzojnë edhe shumë projekte të tjera në dobi të mirëqenies së njerëzve. Ndriçimi publik, veç tjerash, rritë sigurinë e qytetarëve, ku Vrajakën do ta ndriçojnë 87 drita, Bratotinin 37 dhe Zaqishtin 101. Ditët në vijim do të filloj ndërrimi i dritave ekzistuese dhe vendosja e dritave efiçiente dixhitale SMART (ESCO) në tërë komunën e Rahovecit, si dhe do të vazhdojë zgjerimi i rrjetit të ndriçimit në vendbanimet ku nuk ka përfunduar ndriçimi në tërësi. Po ashtu do të përurohet ndriçimi publik me drita dixhitale SMART (ESCO) në: Pastasel, Senoc, Pataqan të Epërm, Pataqan të Poshtëm dhe Opterushë.

May be an image of road, twilight, fog, telephone pole and night

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …