U përurua renovimi i shkollës “Dëshmorët e Koshares” në Koshare

Shkolla “Dëshmorët e Koshares” është përfituese e një investimi mijëra eurosh të qeverisë turke në bashkëpunim me Këshillin Turk dhe Komunën e Ferizajt, me ç’rast janë renovuar të gjitha nyjet sanitare e infrastruktura bazë e godinës së kësaj shkolle. Për ta përuruar këtë investim, sot në Ferizaj qëndroi ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovës, Shkëlqësia e Tij, Çağrı Sakar. Ky i fundit u prit nga Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu dhe drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani, për të  vijuar agjendën në ceremoninë e përurimit të investimit, në shkollën e fshatit Koshare.

Dhjetëra nxënës, mësimdhënës, përfaqësues të Ushtrisë së Kosovës, ushtarakë e drejtues të Komandës së KFOR-it turk në Kosovë e të tjerë pjesëmarrës në këtë ngjarje, ndoqën programin e përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle, si dhe panë nga afër investimet e kryera.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu u shpreh falënderues ndaj popullit turk, qeverisë dhe komandës ushtarake turke, prezente në Kosovë, që kanë zgjedhur Ferizajn për ta realizuar këtë investim, të rëndësishëm për nxënësit, mësimdhënësit e gjithë procesin arsimor në këtë shkollë.

Ambasadori turk në Kosovë, Shkëlqësia e Tij, Çağrı Sakar tha se popujt miq të Kosovës dhe Turqisë, kanë evoluar raportet mes dy vendeve, duke siguruar qëndrueshmërinë e këtij raporti, paçka ka rezultuar edhe ky investim.

Falënderues për investimet në godinën e shkollës “Dëshmorët e Koshares”, u shprehën edhe drejtuesit e shkollës, mësimdhënësit e dhjetëra nxënës që ishin mbledhur aty të gëzuar që ambientet e tyre të mësimit tashmë kanë kushte më të mira e mundësi më të mëdha për mësime.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …