U përurua rregullimi i shtratit të lumit Lumbardh

Drejtori për Urbanizëm në komunën e Deçanit, z. Ramë Melaj së bashku me Ministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu, përuruan të hënën përfundimin e shtratit të lumit Lumbardh dhe ndërtimin e urave të reja.

Ky investim i rëndësishëm jo vetëm që përmirëson infrastrukturën, por gjithashtu garanton një mjedis më të sigurt dhe më të bukur për të gjithë qytetarët.

Komuna falënderon Ministrinë për mbështetjen dhe bashkëpunimin në këtë projekt madhor, i cili do të sjellë përmirësime të dukshme për qytetin e Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Rama priti në takim Janko Cerkvenik, Kryetar i Shoqatës së Zjarrfikësve të Sllovenisë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Pëparim Rama, i shoqëruar nga Drejtorin për Siguri dhe Emergjenca …