U përurua trilogjia: "Gjergjat në drita përkreneresh" e autorit, Avni Dehari

U përurua trilogjia: “Gjergjat në drita përkreneresh” e autorit, Avni Dehari

Sot në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare, Universitare, “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, organizuar nga Forumi i Krijuesve të Artit të Prishtinës dhe Shtëpia botuese “ORFEU”, u përurua Trilogjia e autorit, Avni Dehari: “GJERGJAT NË DRITA PËRKRENARESH” (romanet e saj “DRAGOI”, “UDHËKRYQI” dhe “FLAKADANËT E LIRISË”). Kjo  është e para vepër për fëmijë e të rinj e letërsisë shqipe,  që përfshin gjithë jetën dhe luftërat e Gjergj Kastriotit që nga lindja, më 6 maj 1405 e deri në kalimin e tij në amshim, më 17 janar 1468.

Në fjalën e tij  para të pranishmeve, shkrimtari dhe redaktori i librit, Rushit  Ramaja foli për Janarin e Skenderbeut, pastaj për trilogjinë, në të cilën autori ka përfshirë një periudhë  70 vjeçare. Ai veçoi faktin se Avni Dehari, me mjeshteri të rrallë, në qasjen e tij historike dhe artistike e  ka pasqyruar me sukses  atë periudhë kohore. Më pas, disa aktorë të rinjë lexuan pjesë nga librat, me temë nga Betejat e njohura të Skenderbeut. Recenzenti i librit, Nebih Bunjaku shpalosi në detaje përmbajtjën e Trilogjisë: “Gjergjat në drita perkreneresh”  të  autorit, Avni  Dehari. Në fund të përurimit të librit, shkrimtari e publicisti, Avni Dehari falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre në përurimin e librit. Ai falenderoi edhe bijtë e tij, Arbnorin dhe Astritin, ndërsa veçoi faktin se  tre librat ua ka kushtuar atyre.

Në këtë përurim  të këtij libri kanë marrë pjesë edhe shumë zyrtarë të lartë të Vetëvendosjes, deputetë e aktivistë, të cilët u bënë bashkë në nderim dhe respek të familjes Dehari dhe autorit të librit, Avni Dehari.(RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …