U përuruan tri rrugë në Lubizhdë dhe Kijevë

Është bërë përurimi i tri rrugëve në Lubizhdë dhe Kijevë të komunës së Malishevës, rrugë të cilat janë shtruar në lagjet e këtyre dy fshatrave. Në ceremoninë e përurimit të rrugëve, mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar nga zyrtarë tjerë përgjegjës, si dhe kryetarët e dy fshatrave, Sejdi Berisha në Kijevë dhe Bajram Bytyçi në Lubizhdë. Në ceremoninë e përurimit të këtyre dy rrugëve, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka uruar banorët dhe ka thënë se “këto rrugë, janë pjesë e përpjekjeve të komunës së Malishevës, për rregullimin e infrastrukturës së përgjithshme, e në veçanti të rrugëve”. “Qëllim i yni është përmirësimi i jetesës së qytetarëve dhe rritja e mirëqenies, dhe në kuadër të kësaj edhe lëvizja e lirë dhe më e lehtë për të gjithë banorët, përfshi edhe lagjet e juaja, andaj urime dhe i gëzofshi këto investime, të cilat janë në shërbimin tuaj”, ka thënë mes tjerash kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në ceremoninë e përurimit të këtyre tri rrugëve. Edhe përfaqësuesit e Lubizhdës dhe Kijevës, e kanë falënderuar Komunën e Malishevës, për këto investime, të cilat kanë domethënie të madhe për fshatrat e tyre, e sidomos për këto tri lagje, të cilat deri më tani kanë pasur probleme në lëvizje, sidomos gjatë stinës së dimrit, dhe kur ka të reshura atmosferike.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …