U prezantua Draft-Programi trevjeçar për banim 2019-2021 në Suharekë

Në sallën e Asamblesë komunale në Suharekë, u bë prezantimi i Draft-Programit trevjeçar për banim 2019-2021 në Komunën e Suharekës, që ka të bëjë kryesisht me banimin social. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, pasi ka shpreh shqetësimin e tij për numrin e vogël të pjesëmarrësve në diskutime tjera publike po kështu edhe në këtë diskutim, më pas ka përshëndetur punën e hartuesve të Draft-Programit dhe ka shtuar se Komuna e Suharekës, ka nevojë për mbështetje te Ministrisë së Mirëqenies Sociale, në mënyrë që të sigurojmë banim social për rastet që kanë nevojë. Për Draft-Programin trevjeçar për banim 2019-2021 në Komunën e Suharekës, ka fol kryesuesi i Komisionit Sami Rrakaçi, drejtor i QPS-së në Suharekë, ndërsa për Ligjin e Financimit të programeve të veçanta ka fol drejtori i Developing Together, Driton Tafallari, i cili ka sqaruar detaisht për mënyrën se si funksionon Ligji i Financimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …