U prezantua Plani dhe Rezultatet e Gradimit të Komunës së Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtorë dhe në praninë e z. Enrique Botero – USAID KMI, Drejtor i projektit, morëm pjesë në punëtorinë e organizuar nga USAID-i, ku u prezantua Plani dhe Rezultatet e Gradimit të Komunës së Rahovecit, si pjesë e memorandumit të mirëkuptimit për Integritetin e Komunave të Kosovës. Komuna e Rahovecit, në bashkëpunim me këshilltarët e USAID-it, ka shënuar ngritje në kontrollin e brendshëm, prokurimin publik, menaxhimin e financave publike dhe në tregues të tjerë të gradimit 2021 si dhe rezultate për vitin 2022, si në vijim:

* Treguesi i indeksit të Buxhetit;

* Treguesi i indeksit të Prokurimit;

* Treguesi i indeksit të Menaxhimit të Projekteve të Buxhetit;

* Treguesi i indeksit të Menaxhimit të Projekteve;

* Treguesi i indeksit të ZKA-së;

* Treguesi i indeksit të Auditimit të Brendshëm;

* Treguesi i indeksit të Transparencës;

* Treguesi i indeksit të Perceptimit të kënaqshmërisë qytetare;

* Treguesi i indeksit të efektivitetit të prokurimit dhe të ndjeshmërisë ndaj korrupsionit;

* Si dhe në çështje të tjera të nevojshme për arritjen e qëllimeve të përcaktuara në kuadër të partneritetit ndërmjet Komunës së Rahovecit dhe USAID KMI.

Kryetari Latif tha se, do të jemi edhe më të përkushtuar në secilën fushë që të shënojmë përparime e përmirësime edhe më të mëdha.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …