U prezantua platforma për ripërtërirjen nga fatkeqësitë

Në Malishevë, u bë prezantimi i projektit për Platformën e Ripërtëritjes nga Fatkeqësitë. projekt i cili mbështetet nga UNDP, ndërsa në këtë projekt janë të përfshira pesë komuna të Kosovës, në mesin e tyre edhe Malisheva. Prezantimin e projektit e kanë bërë Xhevrije Berisha nga UNDP dhe Sejdi Paçarizi nga Komuna e Malishevës. Në këtë takim informues, pjesëmarrësit janë njoftuar lidhur me projektin apo platformën e bashkëpunimit ndërkomunal për parandalim, gatishmëri, reagim dhe ripërtëritjen nga fatkeqësitë, me qëllim të hartimit të projekteve të përbashkëta, ngritjen e fondeve, koordinimin, shkëmbimin e përvojave dhe përkrahjen. Siç u tha nga prezantuesit, platforma synon strukturë, koordinim dhe përgjegjësi për ripërtëritjen nga fatkeqësitë, identifikimin, kuptimin dhe shqyrtimin e skenarëve aktual dhe të ardhshëm të rrezikut, kapacitetet financiare për parandalim, zbutje dhe ripërtëritje, zhvillim dhe planifikim urban të qëndrueshëm ndaj fatkeqësive, ruajtje të ekosistemeve natyrore dhe përdorimin e tyre për zvogëlim të rrezikut nga fatkeqësitë, kapacitete institucionale dhe shoqërore për ripërtëritje, infrastrukturë të qëndrueshme ndaj fatkeqësive, përgatitje dhe reagim efektiv ndaj fatkeqësive, përparim në rimëkëmbje dhe rindërtim më të mirë pas fatkeqësive. Pas prezantimit, është zhvilluar edhe debat me pyetje dhe përgjigje, si dhe me sugjerime, lidhur me këtë platformë, e cila synon edhe të jetë e rrjetizuar në nivel vendi dhe në nivel të rajonit.

Kontrolloni gjithashtu

Mbahet mbledhja e Komitetit për Politik dhe Financa

Komiteti për Politikë e Financa, i Komunës së Skënderajt udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, ka …