Kete te merkure ne dreke me 19 shkurt, ne Universitetin Mesdhetar te Shqiperise, u promovua libri i .dr. Skender Demaliajt ,”Kthimi i shpejte i shqiptareve te Kosoves ne trojet e tyre mijevjecare ne veren e vititi 1999” botim i ketij Univesiteti ,ku autori eshte shef i departamentit te shkencave politike.
Ne veprimtarine ne fjale moren pjese studente e pedagoge te ketij Universiteti dhe shoke , miq dhe familjare te autorit.
Promovimin e nderuan me pjesmarrjen e tyre zv rektorja e Universitetit , zonja Nevila Rama, filozofi e sociologu i mirenjohur Servet Pellumbi ,ish kryetar i Kuvendit te Shqiperise;akademik prof. dr. Mark Tirtja;Shaqir Vukaj, ish minister i Mbrojtjes dhe ish nenkryetar i Kuvendit te Shqiperise;prof.dr. Ana Lalaj , historiane ne Akademine e studimeve albanologjike,Prof. Paskal Milo,historian,ish minister i jashtem i Shqiperise; prof. Shefqet Hoxha ish deputet i Kuvendit Popullor; prof.Ksenofon Krisafi,kryetar i Akademise shqiptare te arteve dhe shkences ; prof. Nora Malaj, ish zevendesministre e Arsimit,Rinise dhe sporteve,prof Leke Sokoli , drejtor ekzekutiv i Institutit shqiptar te sociologjise dhe zv/rektor i Universitetit ” Aleksander Moisiu ” te Durresit , etj.
Libri hapet me nje parathenje te titulluar “ Nje liber i faktuar dhe i argumentuar per krimet shekullore serbe mbi shqiptaret” shkruar nga Ahmet Qeriqi,veteran i Luftes se UCK, themelues ne kohe te luftes i Radios Kosova e lire dhe drejtues i saj pas lufte, publicist, botues , shkrimtar dhe studiues i shquar, njekohesisht bashkëredaktor i librit te zotit Demaliaj.
Ne promovim pershendeten dhe folen Nevila Rama, Servet Pellumbi,Mark Tirtja ( bashkeredaktor i librit),Leke Sokoli, ,Shaqir Vukaj,Dritan Hoti , ekspert i marredhenjeve nderkombetare dhe une .
Ne fund foli dhe falenderoi autori dr.Skender Demaliaj..
Veprimtarine e monitoroi dr. Ilir Aliaj.Pas promovimit u shtrua dhe nje koktej.
Libri ne fjale eshte nje monografi shkencore ne te cilen analizohet nga shume kendveshtrime dukuria e kthimit te shpejte te shqiptareve te Kosoves ne trojet e tyre ne veren e vitit 1999.Libri ka 144 faqe dhe ndahet ne dy pjese , ne pjesen e pare analizohet problemi qe thame , kurse ne pjesen e dyte “ kujtime, ese, reportazhe “ jane botuar dhe kane nje interes te vecante kujtimet e Shaban Haxhise, te shkruara me 1949 , te dorezuara ne Komitetin Qendror te PPSH dhe ne Ministrine e jashtme.Autori i tyre eshte xhaxhai i Skender Demailajt.
Ne liber u jepet pergjigje shume pyetjeve qe lexuesi ka interes per kete teme me rendesi te madhe patriotike e kombetare .Aty sillen fakte rreth genocidit serb ndaj shqiptareve te Kosoves, kur filloi dhe c’ qellime e metoda ka perdoruar per te zhdukur e perzene shqiptaret nga trojet e tyre.Shpjegohet qarte edhe lidhja mes genocidit dhe spastrimit etnik.
Autori vlereson lart nderhyrjen e luften e Organizates se Traktatit te Atllantikut te Veriut ( NATO) dhe te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, qe bene te mundur shkaterimin e planeve ugurzeza te Milloshevicit etj dhe cliruan perfundimisht Kosoven.
Libri ka ne kapakun e tij nje foto shume te bukur e domethenese te presidentit te SHBA, Klinton dhe te zonjes se tij, te rrethuar nga djem e vajza te rinje te Kosoves,qe eshte nje simbol fort i gjetur per te deshmuar rolin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, e te perendimit ne teresi , ne Luften Clirimtare te Kosoves.
Autori ka sjelle deshmi nga vepra te politikaneve dhe dijetareve te shquar boterore po edhe te atyre serb gjate dy shekujve te fundit ne te cilat argumentohet qarte gonocidi serb, i planifikuar dhe dhe i zhvilluar ne vecanti nga diktatori i urryer Milloshevic dhe klasa drejtuese e politikaneve serbe e jugosllave.
Autori analizon sakte faktoret etnopsikogjike, historike dhe politike te kthimit te shpejte te kosovareve dhe rendesine e madhe qe pati ai.
Lexuesi njihet ne pjesen e dyte me kujtimet e Shaban Haxhise ne te cilat flitet per genocidin serb gjate Luftes se dyte boterore ne Kosove. Shenojme se autori i kujtimeve ka qene frymezuesi dhe organizatori i luftes antifashiste nacionalclirimtare te Malesise se Gjakoves, organizator dhe pjesmarres e firmetar i Rezolucionit te Konferences se fameshme te Bujanit ( Malesi e Gjakoves), drejtues i Brigades se 4 te Kosoves, dhe komandant i Brigades se 7 partizane te shqiptareve te Kosoves me rreth 17 mije partizane ne rradhet e saj. Autori ka shpjeguar qarte dhe faktin pse inkuadroheshin ne kete njesi kaq shume shqiptare dhe rolin qe ka luajtur ai, Shaban Haxhia, i cili ka sjelle ne kujtimet e tij fakte tronditese e demaskuese te politikes serbomadhe.
Me kete rast urojme autorin per vepren me te re dhe suksese ne punen e tij akademike e shkencore.”