U promovua vepra monografike “Infermieria ferizajase” e autorëve Agim Hajdini, Bashkim Mehmeti dhe Rexhep Jakaj

Në shënim të Ditës së Shëndetësisë në Ferizaj, u promovua libri monografik i financuar nga Komuna e Ferizajt me titullin “Infermieria ferizajase” e autorëve Agim Hajdini, Bashkim Mehmeti dhe Rexhep Jakaj. Në përurimin e kësaj vepre, mori pjesë drejtorja e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Abetare Kurti Maliqi, e cila në emrin e Kryetarit Aliu i uroi mjekët, infermierët dhe punonjësit shëndetësor, me rastin e Ditës së Shëndetësisë në Ferizaj si dhe botimit të kësaj vepre monografike. Për veprën, përpjekjen që të dokumentohen vitet e shërbimit në lëminë e infermierisë dhe të tjera të shëndetësisë në Ferizaj folën edhe Selim Bega – Kryeinfermier në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, Linda Viça – kryeinfermiere në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt, autorët Agim Hajdini, Bashkim Mehmeti e Rexhep Jakaj si dhe Zyrafete Shala – lektore. Libri përmban të dhëna, historikun si dhe kontributdhënësit për zhvillimin e infermierisë, mamitë dhe punonjësit tjerë shëndetësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt. Si e tillë kjo vepër do të shërbej për dokumentimin e të kaluarës dhe hulumtimet e së ardhmes në këtë segment të shëndetësisë ferizajase.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …