U publikua Raporti vjetor i Agjencisë Kadastrale të Kosovës për vitin 2023

U publikua Raporti vjetor i Agjencisë Kadastrale të Kosovës për vitin 2023

Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK), po e përmbyll një vit tejet të suksesshëm të punës dhe aktiviteteve të saj. Viti 2023, do të mbetet në histori te Agjencisë, për shkak se po fillon një etapë e re për kadastrin në vend, meqenëse këtë vit Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi Ligjin për Kadastër të Pronës së Paluajtshme. Reformat në legjislacion janë vazhdimësi e punës disa vjeçare që kanë filluar qysh nga viti 2018, të cilat rezultuan me aprovimin e Ligjit për Kadastër të Pronës së Paluajtshme, aprovimin e 5 Udhëzimeve Administrative për Infrastrukturën Kombëtare të Informacionit Hapësinor , plotësim-ndryshimin e dy Udhëzimeve Administrative të kadastrit, përgatitjen e drafteve për 10 Udhëzime Administrative për implementimin e Ligjit për kadastër, si dhe përgatitjen e Strategjisë. Prej momentit që kam marrë udhëheqjen e AKK-së, bashkë me profesionistë e bashkëpunëtorë të Agjencisë, por edhe me bashkëpunëtorë nga institucionet e tjera, kemi punuar maksimalisht, në veçanti për rikthimin e dinamikës së punës në realizimin e objektivave tona. Ka qenë tepër sfiduese këtë vit, që të rikthejmë dinamikën e punës në aktivitetet e Projektit REGIP të Bankës Botërore, pasi që përqindja e realizimit të punëve ka qenë shumë e ulët, tha mes tjerash drejtori i AKK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Koalicioni i opozitës mund të krijohet për shkak të pajtueshmërisë programore dhe madhësisë së ngjashme të partive

Analisti Visar Ymeri ka diskutuar mundësinë e formimit të një qeverie të re nga partitë …