Behxhet Pacolli: Asgjë dhe askush nuk mund ta dëmtojë Ushtrinë Çliimtare të Kosovës

U shënua 20 vjetori i themelimit të Zyrës së UÇK-së në Prishtinë

Sot, në Prishtinë, në ambientet e Hoteli Grand, nën organizimin e Lëvizjes Vetvendosje!, u organizua një tryezë me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Zyrës së UÇK-së në Prishtinë. Kësaj tryeze me kujtimet e tyre i kontribuan prof. Dr Hakif Bajrami, Albin Kurti (ish sekretar politik i kësaj zyre), Gjeneral Ajeti etj. Me një letër nga Burgu i Dubravës, përshëndeti tryezën dhe shpalosi kujtimet e tij edhe Komandanti i UÇK-së, Gjen. Sylejman Selimi.  Themelimi i kësaj zyre politike  ishte zëdhënëse  e UÇK së në Prishtinë asokohe shënoi një kthesë  të veçantë në historinë e luftës sonë për liri. Në këtë kohë shënimi të këtij përvjetori dhe kujtese të kësaj dite kaq të rëndësishme, janë dy momente për t`u theksuar. E para kujtojmë një ngjarje pikante të historisë së UÇK-së, që është për t`u vlersuar lart; shembulli, sakrifica dhe syqeltesia e burrave dhe grave të kësaj zyre, ne kry me njeriun e vlerave dhe sakrificës sublime për çlirimin dhe lirinë e Kosovës, Adem Demaçin, qe për sekertar kishte zgjedhur Albin Kurtin. Kjo ditë shënonte një ngjarje krenarie dhe pjekurinë flijuese të popullit tonë për liri. Dhe e dyta është tejet e dhimbshme dhe dramatike, ku 20 vjet pas lufte, vendin e kemi futur në qorrsokak.

Njeriu i vlerave universale të përmasave globale, Adem Demaçi, përmes kësaj zyre, tashmë i dha dimension të ri luftës sonë për liri, dhe rrexoi për toke stigmatizimet që i bëheshin UÇK-së, nga armiqët dhe ogurzitë e tyre kujdestar.

Përmes kësaj zyre, Përfaqësuese Politike dhe Zëdhënse të UÇK-së, para opinionit ndërkombëtare dhe atij vendes, zëri ynë i luftës tonë çlirimtare, thellsisht nxirrej nga brendia e masave popullore. Ishte artikuluar, thjesht, çartë dhe fuqishëm: me gadishmërinë tonë të flijimit për liri! Këtë e dëshmonte praktikisht, lufta e pabarabart e UÇK-së, që zhvillohej në teren, dhe ushtria jonë simpatizohej në të katër anët e Globit!

Masakrimet e popullsisë civile, rrënimi i ekonomisë dhe taktika serbe e tokës së djegur dhe spastrimit etnik nga Serbia; raportoheshin nga tereni pa ndërprer. Në Kosovë ushtrohej gjenocid, etnocid, kulturocid etj., jeta e njeriut, që nga foshnjet e deri te të moshuarit, pa dallim gjinije nuk vlente asgjë. Edhe në këtë hotel ku u mbajt kjo tryez, administrata serbe me vrastarët e Arkanit kishin shkruar: “Ndalohet hyrja për qenët dhe shqiptarët”. Sëbashku me jetën e tyre, gjitqka shqiptare ishte e ndaluar.

Theksojmë, me këtë rast se, 4 muajt e fund vitit `98, për UÇK-në, ishin muajt e riorganizimit, pas ofansivave dhe betejave të verës. Ishte koha e hyrjes së OSB-së në Kosovë. Tashmë në Kosova, burra e gra, po flijoheshin për liri. Në Kosovë ishinë prezent gazetar të agjencive të ndryshme të informimit, humanitarë e diplomatë të shumtë, që po i vëzhgonin zhvillimet në teren. Gadi të gjitha zonat e luftës i kishin reporterët dhe zëdhënsit e tyre! Nga Zona Operative e Nerodimës raportuam për RTK-në, redaksia jonë në Tiranë, Radio Kosovën e Lirë, Klubin e Korrespondentëve të huaj në Prishtinë, e më vonë, përveç detyrave tjera të UÇK-së, me kërkesën e drejtorisë së RDW, filluam raportimin e rregullt ditor edhe për DW gjat gjithë kohës së intervenimit të NATO-së në Kosovë. Që nga shtatori, raportimet dhe informatat, jepeshin pa pseudonime, në emër të UÇK-së, per zhanrret e ndryshme të informimit.

Dua të theksoj, veçmas, se secila vizitë që bëhej në vatrat e luftës në Zonen Operative të Nerodimës, nga diplomatët e ndryshëm, personalitete, shoqata humanitare e asociacione të ndryshme, në paraprakisht, për realizim të takimeve kërkonim që të merrej leja nga zyra e UÇK-së në Prishtinë. Kjo fuqizonte, zyrën tonë perfaqësuese të UÇK-së, në Prishtinë dhe në anën tjetër lehtësonte njohurit tona, lidhur me kërkesat për takime!

Masakra e Reçakut, ndikoi që fuqitë e mëdha në krye me SHBA-në, të shpejtojnë në përgaditjen e intervenimit të NATO-së, ne emër të vlerave univerzale të drejtave të njeriut dhe të humanizmit; që të thirrej një konferencë ndërkombëtare, për ndërprerjën e luftës.

Konferenca kishte filluar punimet me 6 shkurt 1999, në Ramhuje të Francës. Përderisa ajo vazhdonte punimet, ne, më 11 shkurt vazhdonim ceremonin mortore të varrimit të maskruarve të masakrës së 15 janarit 1999, në fshatin Reçak.

Informimi, zëdhënia në teren, zyra zëdhënse e UÇK-së në Prishtine, sakrifica e pastër për liri dhe puna e palodhshme e diasporës dhe miqeve tanë, të lidhura bashkë rreth një qëllimi e dhanë efektin e vet! Kosova u çlirua. Por puna mbeti në gjysmë të rrugës, sepse degraduam dhe po dështojmë në efikasitetin e shtetndërtimit tonë, nuk u shtri sovraniteti yn në veri të vendit.

Sot, në këtë ditë t`shënimit, të këtij përvjetori, pas dy dekadave, mund të themi se vendin e kemi futur në rrug pa krye, elitat udhëheqëse, në vend të shpresës dhe besimit institucional, po ofrojne pazare dhe lojën e zezë me kufinjët dhe keqmenaxhimin e shtetit.

Është e qartë se, në këtë lojë, Sërbisë po i bëhën dy shërbime; e para po i hapet shtegu i antarësimit në BE dhe e dyta po i hapet mundësia e faljes së territorit.

Dialogu politik me Serbinë, kishte marr fund në Vjen. Me dialogun teknik, Sërbia luftën e humbur, gradualisht e kthej në fitore, përmes strukturave të saj nga ilegale, në ato legale; minoj me sukses secilën përpjekje të funksionalizimit të institucioneve vitale shtetërore në veri të vendit dhe në Kosovë. Kjo u bë me fajin e politikbërsve tan.

Tash, po ju themi miqëve tanë: na “lejoni” të merremi vesh me Serbinë. Dje kërkonim “na ndihmoni” kundër serbise. “Kjo i bjen sikurse që, edhe dje mund të ishim marre vesh me Serbinë”, pa ndihmën e faktorit nderkombetare. Këto divergjenca, pohime e mohime, nuk janë asgjë përpos një kaos dhe mishmash politik, qasje shumë të dëmshëme për Kosovën dhe të ardhmën e vendit !

Kësaj gjendje kaotike, ma s`miri i përgjigjet thënja e Konicës rreth 100 vjet më parë:

 “Shqiptari duket si i bërë për të qenë lodër e një mashtrimi të përjetshëm; një fatalitet i dhimbshëm rri pezull mbi këtë popull të mjerë. Përgjegjësia jonë ndaj vendit është e pamohueshme: do vuajmë me vuajtjet e Shqipërisë, do gëzojmë me gëzimet e saj.” Kështu dhe mos më keq e kemi gjendjen tani në Kosovë. Por është përgjegjësi e jona për Kosovën dhe të ardhmën e saj, askush nuk mund t`i ik gjykimit të popullit.

Ndërsa drejtuar miqve tanë, thënja më e mirë do të ishte, ajo e ZËDHENSIT TË ZYRES së UÇK-së, NË PRISHTINË, bacës Adem, i cili shpesh ndërkombëtarëve dhe miqëve tanë gjat luftës ju thoshte : se, “NE VET DUAM TË VDESIM PËR LIRINË TONË, ndërsa pas luftës shpesh porosiste se: “NE NUK DUAM TE VDESIM KUR NUK ËSHTË NEVOJA, POR NE DUAM QË TË JETOJMË TË BARABARTË ME TË GJITHË JU DHE SËBASHKU TË NDËRTOJMË NJË BOTË KU DO TË MBRETROJË LIRIA DHE KU DO TË SUNDOJNË LIGJET E DREJTËSISË, TË DEMOKRACISË DHE TË BASHKËPUNIMIT E TË DASHURISË NDËRNJERZORE”.

Prandaj, që të ndodh ndryshimi, për të mirën e vendit, që të jetësohet shteti i së drejtës dhe që të ruhet sovraniteti i vendit, zgjedhjet janë zgjidhje, tashmë janë të domosdoshme, sa më shpejt aq më mirë, sa më vonë aq më keq. ( Ruzhdi Jashari)

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi: Komunat po performojnë më mirë se niveli qendror në investime kapitale

Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, deklaroi në se  niveli lokal …