U shënua 25 vjetori i daljes së parë publike të UÇK-së në Drenoc të Rahovecit

Sot, në prezencë të Kryetarit të komunës së Rahovecit Smajl Latifi, familjarëve të dëshmorëve, luftëtarëve, veteranëve të luftës, përfaqësuesve të OVL-së dhe qytetarëve, u shënua 25 vjetori i daljes së parë publike të UÇK-së në Drenoc të Rahovecit. Drenoci ishte pikënisja e UÇK-së për Zonën Operative të Pashtrikut, prej ku do të dilnin shumë heronj e dëshmorë trima, që do të sakrifikoheshin për lirinë e Kosovës. “Bijat dhe bijtë e këtij vendi u rreshtuan në radhët e UÇK-së dhe në forma të ndryshme kontribuuan për të mirën e përgjithshme. Dalja e UÇK-së më 26 prill e më pas beteja e parë frontale në Anadrini, e fituar në ditën e 12 majit dhe e ajo 14 majit, si dhe betejat që pasuan, i dhanë kësaj lufte tjetër dimension. Toka “u stolis me varre”, por nga ai gjak mbinë filizat e shpresës që do të japin frutat e ëmbla të lirisë që po i shijojmë sot. Ngjarje si kjo na bëjnë të ndihemi krenarë që i takuam asaj epoke të lavdishme, epokë që ndryshoi historinë, jo vetëm atë shqiptare, por edhe hartën e botës. Prandaj, duhet ta nderojmë e kujtojmë lavdinë e atyre që ranë në fushëbeteja dhe që u bënë theror për lirinë e kësaj cope të Atdheut tonë të ndarë.”- u shpreh kryetari Latifi. I paharruar për jetë e mot, 26 prilli i vitit 1998! Lavdi dhe nderime përjetësisht heronjve, dëshmorëve dhe martirëve!

May be an image of banner, dais and text

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …