U shënua 30 vjetori i rënies së dëshmorëve Ali Kryeziu dhe Hysni Mazreku

Në Malishevë, me një akademi përkujtimore, u shënua 30 vjetori i rënies së dëshmorëve të kombit, Ali Kryeziu dhe Hysni Mazreku, të cilët ranë në altarin e lirisë, me 30 janar të vitit 1990, në qendër të Malishevës. Po në këtë ditë, ishin plagosur edhe 11 persona të tjerë, ndërsa ishin maltretuar shumë qytetarë. Me rastin e 30 vjetorit të rënies së tyre, është shfaqur edhe një dokumentar i përgatitur për këtë ngjarje. Në akademinë përkujtimore, morën pjesë qytetarë të shumtë të Malishevës dhe më gjerë, strukturat komunale të Malishevës, ish drejtues të komunës nga vitet e ’90, e deri më tani, të cilët në fjalimet e tyre, si dhe në dokumentarin shfaqur, kanë folur për jetën dhe veprën e dëshmorëve, si dhe për rëndësinë historike të asaj ngjarje, pasi për herë të parë në Kosovë, krahas reagimeve popullore, filloi edhe reagimi institucional, në raport me sistemin e atëhershëm. Akademia ka filluar me një minutë heshtje në shenjë nderimi për dëshmorët Ali Kryeziu, Hysni Mazreku dhe policin “Hero i Kosovës, Sami Thaqi, i rënë dy ditë më parë në krye të detyrës. Në fjalën e tij, i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka folur për ngjarjen, duke e cilësuar si ngjarjen më të rëndë të ndodhur në vitin 1990 në Malishevë, ku u vranë tre persona, u plagosën 11 të tjerë dhe shumë qytetarë u maltretuan. Më pas, kryetari Begaj, ka folur për dy dëshmorët, Hysni Mazreku dhe Ali Kryeziu, si dhe për rëndësinë e asaj ngjarje, pasi për herë të parë, Komuna e Malishevës, në rrugë institucionale, i ka dënuar vrasjet dhe ka kërkuar përgjegjësi nga organet kompetente për këto vrasje. “Ishte hera e parë që organet komunale, në mënyrë të hapur ishin me protestuesit, dhe ishte hera e parë komuna reagon ndaj dhunës shtetërore të ushtruar ndaj popullatës, deri në ushtrimin e kallëzimit penal ndaj përgjegjësve për vrasjen në Malishevë”, tha kryetari Begaj, duke kujtuar ngjarjen dhe tha se vrasje të këtilla ishin bërë në shumë komuna të Kosovës, por që asnjëherë nuk kishte regjistruar ndonjë reagim i tillë. Për dëshmorët, ka folur edhe kryetari i degës së Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Sinan Gegaj, i cili kërkoi që të punohet edhe më shumë në realizimin e amanetit të dëshmorëve. Ndërsa në emër të familjeve ka folur Avdyl Kryeziu, i cili i ka falënderuar të gjithë për pjesëmarrje në 30 vjetorin e përkujtimit të dy dëshmorëve. Më pas është shfaqur edhe një dokumentar, kushtuar dëshmorëve Hysni Mazreku dhe Ali Kryeziu, ku kanë folur dhe i kanë treguar ngjarjet e asaj dite, të gjithë protagonistët, duke filluar nga familjarët, shokët, ish udhëheqësit komunal dhe aktivistët tjerë, të organizuar në lëvizjet e kohës. Në fund të kësaj akademie, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në bazë të kompetencave të tij, ka ndarë mirënjohje për udhëheqësit lokal dhe delegatët e Kuvendit të Kosovës në vitet e ‘90, me motivacionin, “për reagimin institucional në mbrojtje të të drejtave dhe jetës së qytetarëve të Malishevës”. Janë nderuar me mirënjohje Daut Krasniqi, Rexhë Kastrati, Xhemajli Bajra-post mortum, Halit Kreziu-post mortum dhe Selim Krasniqi-post mortum, ndërsa këto mirënjohje, do t’iu jepen më vonë nga kryetari Begaj. Pas përfundimit të kësaj akademie, janë bërë homazhe dhe nderime në vendin e rënies, në “Sheshin e Dëshmorëve” në Malishevë, para pllakës së vendosur

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …