U shënua 70 vjetori i themelimi të Gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë

Për nder të ditës së Gjimnazit “Frang Bardhi, komuna e Mitrovicës ka organizuar një manifestim ku të pranishëm në këtë eveniment ishin, Kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, Kryetari i Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli, Ambasadori i Shqipërisë  në Kosovë Qemail Minxhozi, si dhe përfaqësues të tjerë institucionale duke përfshirë deputet si dhe profesorët e gjeneratës të parë  të gjimnazit ‘Frang Bardhi” në Mitrovicë.

Në fjalën e rastit kryetari Bahtiri, tha se gjimnazi “Frang Bardhi”, është një gjimnaz i cili që nga periudhat e pasluftës së dytë botërorë ka dhënë dijetarë të shumtë në të gjitha fushat e shkencës dhe kulturës, të cilët me punën dhe rezultatet e arritura kanë bërë emër në të gjithë shqiptarinë.

Përveç kësaj, ai po ashtu ka thënë se udhëheqësit e vendit, duhet të punojë më shumë për të rinjtë.

“Më lejoni qe sot ti falënderoj të gjithë mësimdhënësit për punën e tyre të palodhshme sepse mësimet e mësuesve tanë u bënë udhërrëfyes për rrugën tonë për të ardhmen, mësime këto që na ndjekin edhe sot.

Mesësit tanë kurrë s’u shpërblen si duhet me paga, punuan ne kondita te vështira, larg ne zona te thella, përballuan rreziqet, injorancën dhe kanunin, por i qëndruan besnik misionit te tyre fisnik te arsimimit te brezave.

Prandaj ky Gjimnaz është vatër e ngrohte e dijes, i cili ka nxjerr shumë intelektual të zot.

Ndërsa unë si kryetar i komunës ju premtoi se komuna do ti mbështes aktivitetet e këtilla dhe do të beje gjithçka që është e mundshme që te krijoj kushte sa më të mira për shkollimin e nxënësve të cilët janë e ardhmja e këtij vendi. ”, ka thënë ndër të vjershash  kryetari i komunës së Mitrovicës  Agim Bahtiri.

Për ta nderuar edhe më shumë  figurën e shquar të Frang Bardhit u zbulua Busti  i tij në oborrin e këtij gjimnazi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …