U shënua Dita Botërore e Sindromës Down në Viti

Me rastin e 21 marsit-Ditës Botërore të Sindromës Down, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal Bekim Azizi, kanë marrë pjesë në një  koktej çasti të organizuar në mënyrë vullnetare nga një prinde për nxënësit vitias të klasës së bashkangjitur Sh.M.F. U “Bafti Haxhiu” në Viti. Kryetari Haliti me këtë rast tha se kjo komunë në vazhdimësi është përkujdesur dhe do të përkujdeset që të gjithë qytetarët të kenë mundësi të barabarta. “Komuna e Vitisë ka trajtuar të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë me qëllimin më të mirë që askush të mos ndihet i diskriminuar dhe të kemi mundësi të barabarta për secilin”, u shpreh kryetari Haliti. Ai shtoj se komuna të cilën ai e udhëheqë do të jetë e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve të nevojshme për të gjithë. Përndryshe, sot nën organizimin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, fëmijët vitias me sidromën Down të shoqëruar nga drejtoresha, Merrushe Ahmeti, kanë vizituar Kazermën e FSK-së “Newborn”, në Gjilan, ku është organizuar një aktivitet sportive për nderë të kësaj dite.

May be an image of 10 people, people standing and outdoors

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …