Është shënuar sot dita e shkollës “Hasan Ali Remniku” në Remnik të komunës së Vitisë, ku përfaqësues të Institucioneve komunale, bënë homazhe tek busti i heroit, emrin e së cilit e mban kjo shkollë. Të pranishëm në këtë përvjetor, pos kryetarit të komunës Sokol Haliti me bashkëpunëtor ishin edhe personeli arsimor, nxënësit dhe përfaqësues të Institucioneve të tjera.